5 bimët mjekësore që ulin tensionin e lartë të gjakut

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Stresi shkakton shumë të këqija në trupin tonë, përfshirë këtu dhe rritjen e nivelit të presionit të gjakut. Kur kombinohet me vese jo të shëndetshme, mund të jetë dhe një kërcënim për jetën.

Tensioni i lartë i gjakut sjell dëmtimin e enëve të gjakut dhe shkakton probleme me zemrën. Për ta parandaluar këtë, ose për ta kontrolluar nëse tashmë kanë ndodhur këto, po ju sugjerojmë disa erëza që duhet t’i konsumoni.

Rigoni                                                                                                                    

Karvacroli në rigon është efektive kur bëhet fjalë për uljen e presionit të gjakut.  Ul ritmet e rrahjes së zemrës, ul presionin e gjakut dhe shton presionet në arterie. Rigoni mund të përdoret në vend të kripës, e cila është një nga shkaktarët e rritjes së tensionit të gjakut.

Valerian                                                                                                                                 Duke qenë një qetësues natyral, ai relakson muskujt dhe ul presionin e gjakut. Konsumi i përditshëm i kësaj erëze do të ndihmojë në eliminimin e stresit. Njerëzit që vuajnë nga hipertensioni do të përfitojnë nga zvogëlimi i presionit të gjakut.

Borzilok                                                                                                                                  Stresi prek një gamë të gjerë të funksionit të trupit. Borziloku ka vetitë adaptive që ndihmojnë trupin të përballojë stresin. Ndalon ndryshimet biokimike që nxisin stresin. Ai përmirëson nivelet e energjisë dhe rrit qëndrueshmërinë. Gjithashtu ndihmon në shëndetin e përgjithshëm të stomakut dhe forcon sistemin imunitar. Promovon qarkullimin e mirë dhe hedhjen e gjakut. Nivelet e presionit të gjakut janë ulur dhe mbajnë nivele të shëndetshme të kolesterolit.

Livanda   

Ulja e nivelit të presionit të gjakut me 50 për qind me një masazh të trupit me vaj livande. Duke qenë një vazodilatator efektiv, i bën enët e gjakut të qetësohen dhe zgjerohen. Si rezultat, kemi uljen e presionit të gjakut. Vajin e tij mund të aplikohet në trup ose të përdoret në një banjë me ujë të nxehtë. Çaji me lule dhe gjethe të ziera është një ilaç për pagjumësinë dhe ndihmon për lehtësimin e dhimbjeve në stomak.

Lule Pasioni

Lulja e pasionit është shumë efektive për uljen e tensionit të lartë të gjakut. Ankthi dhe stresi shkaktojnë një rritje të nivelit të tij. Lulja e pasionit përdoret për të ndihmuar të nxisë gjumin për pacientët që vuajnë nga pagjumësia.

Mjekimi me recetë nuk ofron shërim afatgjatë për presionin e lartë të gjakut. Këto praktika natyrale ndihmojnë në promovimin e një mënyre jetese që mban një trup të shëndetshëm.  Merrni këto barëra dhe mbani presionin e gjakut në nivel të shëndetshëm.

Burimi: Health Digezt / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje