Zbardhet ekspertiza: Sëmundja që i mori jetën gazetares Adelajda Xhamani

Kur kanë kaluar 6 javë nga vdekja e papritur e gazetares Adelajda Xhamani në banesën e saj, mjekët ligjorë kanë përcaktuar shkakun.

Sipas tyre, gazetarja 31-vjeçare ka pësuar një infarkt kongjestiv në zemër, shkak i një sëmundjeje të rrallë të quajtur kardiomiopati, që prek muskulin e zemrës duke dëmtuar strukturën apo funksionin e barkusheve dhe sjell dobësimin e zemrës.

Sipas mjekëve, kjo ka sjellë mosfunksionimin e zemrës dhe më pas vdekjen e 31- vjeçares. Në rastin e Adelës, mjekët ligjorë thonë se mostrajtimi i kësaj sëmundjeje ka sjellë infarkt kongjestiv, që do të thotë dështim i plotë i muskulit të zemrës.

Ata dyshojnë se kjo sëmundje mund të jetë gjenetike, por meqë ajo nuk ishte diagnostikuar më parë, nuk përjashtojnë mundësinë se kardiomiopatia në këtë rast mund të ketë qenë idiopatike. Në këtë rast shkaqet e llimit të sëmundjes janë thuajse të pamundura të përcaktohen me saktësi.

Mjekët që kryen autopsinë e ish-banores së Big Brother Albania 1 përjashtuan disa faktorë si shkaqe të vdekjes së saj. Ata thanë se nuk kishin hasur ndonjë komplikacion që varion nga epilepsia, siç u argumentua nga Policia një ditë pas vdekjes apo nga dëshmia e një mikeshe të saj. Nga ana tjetër, ata thanë se nuk kishin konstatuar të ketë pasur shenja dhune, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, shenja injeksioni apo të përdorimit të alkoolit para vdekjes.

Burimi: Panorama / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu