Edhe fëmijët edhe të rriturit shpesh hedhin poshtë lëvoren, lëkurën, farat, kërcellin apo gjethet e frutave, shumica e të cilave përmbajnë të njëjtat vlera ushqyese sa pjesët e brendshme.
Këtë mund ta shmangim duke i gërryer apo prerë ato në pjesë të imëta, për t’i hedhur në mikser.
Në lëvoren e frutave dhe të perimeve, shpesh gjenden lëndë të bollshme ushqyese. Kohë më parë është publikuar fakti se cipa e bardhë e butë nën lëkuren e portokallit, që shpeshherë e hedhim, përmban fibra dhe falvonoide, të cilat kanë veti shëruese kundër kancerit dhe inflamacionit.
Lëkuren e limonit, kalojeni në rende dhe bejeni çaj, që ju mbron nga kanceri i lëkurës.
Ndërsa, lëvorja e mandarinës përmban nobiletinë, një pigmenti që mbron nga mbipesha, sulmi në zemër e tru, si dhe diabeti.
Pushi i lëvores së kivit është antioksidues i shkëlqyeshëm dhe dietologët besojnë se përmban substanca që luftojnë kancerin, infeksionet dhe alergjitë. “Lëvorja e kivit përmban tri herë më shumë antioksidues se vetë kivi”, thotë mjeku Merilin Glenvil, ish-presidenti i forumit për shëndet dhe ushqim në shoqatën mbretërore britanike për mjekësi.
Hulumtimet kanë treguar që lëvorja e shalqiut mund të përmirësojë qakullimin e gjakut. Meqenëse është e fortë, lëvoren, bashkë me pjesën tjetër të shalqiut mund t’I hidhni në misker pë të bërë një pije freskuese.
Lëvorja e fortë e ananasit është shumë e shëndetshme. Pos vitaminës C, ajo po ashtu ndihmon tretjen dhe mbron stomakun. Në lëvoren e ananasit gjenden dy herë më shumë antioksidues se sa në fryt.
Ndrydheni dhe grimcojeni membranën dhe shtoni lëng, që do ta zbusë.
Një hulumtim i kryer në Tajvan, tregon se lëvorja e bananes shëron depresionin ngase përmban shumë serotoninë, hormone I lumturisë. Mjekët këshillojnë që lëvorja të zihet dhjetë minuta dhe të konsumohet pasi të jetë ftohur.
Lëvoren e qepës vështirë se mund të hani, mirëpo kini parasysh që përmban shumë antioksidantë, duke përfshirë edhe kuecetinën, që është treguar se zvogëlon shtypjen e gjakut. Mënyra më e mirë që të kënaqeni me këto të mira është që qepën e paqëruar dhe lëvoren ta hidhni në gjellë para se ta servirni.
Shumica e njerëzve i qërojnë qetësisht patatet e reja, sikur të jetë fjala për të vjetrat dhe të hedhin lëvoren. Në fakt, korja e patates së re është e mbushur me fibra, hekur, vitaminë C dhe kalium. Vetëm një pjesë e lëvores së patateve të reja përmban 18 për qind të fibrave që duhen konsumuar në ditë!
Piqeni të plotë të lagur me vaj ulliri, apo ziejeni dhe bëjeni pure pa ia hequr lëvoren.
Gjethet e karotës, me siguri, as nuk ju shkojnë ndër mend si ushqim, , në tregtarët që edhe ato ua masin në peshore. Por gjethi i karotës është burim i shkëlqyeshëm i magnezit i cili forcon eshtrat dhe muskujt dhe rregullon shtypjen e gjakut. Përveç kësaj ka edhe kalium dhe vitaminë K, të cilat po ashtu do të forcojnë eshtrat tuaja. Pasi që zakonisht është e athët, gjethet mund t’i pritni imët dhe shtoni hë sallata, ndërsa gjithsesi i shtoni në supë.
Gjethja e brokolit zakonisht hedhet i pari, ndërsa 30 gramë ka 90 për qind të dozës së nevojshme ditore të vitaminës A, të rëndësishme për imuniteti dhe shikim të shëndetshëm. Përveç kësaj, porcioni i tillë përmban rreth 43 për qind të dozës së nevojshme ditore të vitaminës C.
Gjethja e selinosë po ashtu përmban edhe deri pesë herë më shumë magnez dhe kalcium sesa kërcelli, ndërsa ka edhe veprim të fortë inf1amtor, prandaj përdoreni sikurse edhe gjethet e karotës,
Sallata, po ashtu duhet të dominojë në tavolinë, si shtesë ideale e peshkut, por rrënjët e saj më së shpeshti përfundojnë në bërllok. Dhe përsëri gabim, sepse në to gjendet glutamina, atninoacidi i cili forcon sistemin e imunitetit dhe aftësinë e shërimit të lëndimeve. Përveç kësaj, rrënja e sallatave është e pasur me fibra, dhe kur përgatitni sal1atën, priteni më imët dhe rrënjët përzini me gjethe.
Lëvorja e hudhrës ngadalëson plakjen dhe mbron zemrën. Njomeni një thelb hudhre në vaj ulliri, pastaj piqeni bashkë me ushqimin në skarë apo shtojani gjellëve të përgatitura në furrë.
Kungulli, i pasur me zink, është i shkëlqyeshëm për thonjtë, lëkurë të shëndetshme, mbrojtës nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Lajeni kungullin me ujë të ngrohtë dhe piqeni në furrë, të spërkatur me vaj ulliri, rreth 20 minuta. Shtojeni në supë, apo sallatë.



