Përshtati në shqip: Blertina Koka
Njihuni me gruan e cila mund të nuhasë sëmundjen e Parkinsonit. Joy Milne, një infermiere e dalë në pension, ka një aftësi të jashtëzakonshme për të nuhatur. Por, kjo aftësi shkon përtej të pasur një hundë shumë të ndjeshme. Milne ka aftësinë të zbulojë sëmundjen e Parkinsonit shumë vite para se mund ta diagnostikojë një mjek.
Ajo e zbuloi për herë të parë këtë dhunti të jashtëzakonshme kur bashkëshorti filloi të mbante një erë të çuditshme.
Fillimisht Milne mendoi se bashkëshorti mbante këtë erë për shkak të higjienës jo të mirë, por ndryshoi mendje kur takoi disa pacientë që vuanin ng parkinsoni. Ajo kuptoi që bashkëshorti mbante të njëjtën erë si personat e tjerë në dhomë. 10 vite më vonë, bashkëshorti i saj u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit.
Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare, 20 vite pasi u diagnostikua me sëmundjen e Parkinosnit. Milne tani po bashkëpunon me shkencëtarët për të zhvilluar një mënyrë testimi për zbulimin e sëmundjes së parkinsonit që në fazat e hershme.
Burimi: Independent / Shendeti.com.al

