Ditë e dhimbshme për mjekësinë shqiptare dhe për të gjithë ne

Një ditë zie për mjekësinë shqiptare dhe për të gjithë ne ka qenë kjo e sotmja. Dy mjekë të njohur janë ndarë para kohe nga jeta, duke shkaktuar një humbje të madhe për mjekësinë shqiptare.

Lidhur me këto lajme tragjike ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook  kujton kohërat kur ka bashkëpunuar me dy mjekët, dr. Agim Sallaku dhe dr. Arben Runa.

Lexoni postimin  e saj të plotë

E sotmja është një ditë e dhimbshme për Mjekësinë shqiptare, për të gjithë ne!

Fatkeqësisht, në ditët e tij të fundit, viti që po mbyllet mori prej nesh, dy mjekë të shkëlqyer, profesionistë të jashtëzakonshëm, Profesor Agim Sallakun, Drejtuesin e Shërbimit të Onkologjisë shqiptare dhe Doktor Arben Runën, Kirurg Traumatolog, me një eksperiencë shumëvjeçare, pranë Spitalit Universitar të Traumës.

Lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta, të dy personaliteteve të mjekësisë shqiptare, Profesor Sallakut dhe Doktor Runës, është fort i hidhur.
Me profesor Sallakun më mbetet kujtimi i një bashkëpunimi të shkëlqyer, që pata gjatë katër viteve që drejtova Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në 19 nëntor mora prej tij, mesazhin – që fatkeqësisht do të ishte edhe i fundit – për projektin e fuqizimit të radioterapisë në Spitalin Onkologjik. Më shkruante: “Filloi instalimi i akseleratorit të dytë. Jam i lumtur!”. 
Edhe pse të dy mjekët e nderuar fituan beteja të panumërta me sëmundjet për pacientët e tyre, fatkeqësisht nuk mundën të fitojnë të fundit, betejën e tyre.
Sot familjet kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa mjekësia shqiptare dhe shoqëria jonë ka humbur dy personalitete, mjekë të pazëvendësueshem, puna e të cilëve, jam e sigurt do të çohet përpara nga kolegët dhe studentët e tyre, që me aq pasion i kanë mbështetur dhe përgatitur.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të Profesor Sallakut dhe Doktor Runës dhe jam pranë tyre në këto momente të vështira të humbjes së njeriut të dashur./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak