Fëmija e parë e vitit 2018, një djalë

Fëmija e parë që erdhi në jetë për vitin 2018 u lind në kryeqytet në maternitetin “Koço Gliozheni” vetëm 1 minutë pasi kishte hyrë viti i ri. Ai është i seksit mashkull dhe e kanë pagëzuar me emrin Lael. Ndërkohë, në orën 00:02 ka ardhur në jetë një tjetër bebe në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë“. Foshnja e gjinisë femër është quajtur Nadia.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar në këtë ditë të parë të vitit fëmijët e parë të lindur në të dyja maternitetet në kryeqytet.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky vit ka ardhur vërtet i mbarë,  pasi plot 16 fëmijë erdhën në jetë në këtë ditë të parë të vitit 2018 në dy maternitetet e Tiranës.

Në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook ministrja falënderon stafin mjekësor në të gjitha spitalet për shërbimin 24 orë në këto ditë festash, ndërkohë që uron një vit të begatë për të gjithë shqiptarët./Shendeti.com.al 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni