Pyet mjekun: Vuaj nga ndjesia e stomakut të fryrë. Çfarë më këshilloni?

Përshëndetje! Vuaj prej dy vitesh nga ajri në stomak + gastrit. Kam vajtur për kontroll por mjeku më ka thënë e ke nga stresi. Mundohem të mos stresohem, por në ditët e sotme është e pashmangshme. Ju lutem, a mund të pyesni një mjek të mirë si mund të shpëtoj një herë e mirë nga ky problem (ajri në stomak). Theksoj se nuk kam dhimbje dhe as vuaj nga kapsllëku.

Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.

Zonjë apo zotëri, nuk e di nëse diagnoza gastrit është thjesht diagnozë bazuar në klinikë apo e vërtetuar me endoskopi. Po ashtu nuk jam në dijeni të ekzaminimeve të kryera. Do t’ju rekomandoja një bilanc të plotë biokimik (eko abdominale dhe feçe parazit) për rekomandime më specifike. Deri atëherë, nëse ankesa juaj kryesore është ndjesia e fryrjes, do t’ju rekomandoja të përdornit espumisan 3 herë 2 tableta para ngrënies./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj