Shefi i Pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në këtë pavijon, kur pas mesnate, pasi kishte rënë në koma, ndërroi jetë një vajzë 7-vjeçare.
Ai ka thënë se vajza erdhi në gjendje të fikëti në urgjencë.
“Me gjithë impenjimin dhe angazhimin maksimal të stafit mjekësor, nuk mundem ta mbanim në jetë. Ajo kishte katër ditë në gjendje gripale dhe prindërit e kishin neglizhuar pasi kishin pasur tre ditë më parë dhe një vdekje në familje, kishte vdekur gjyshi i saj”- thotë ai.
Shahini thotë se fëmija erdhi në gjendje të rëndë dhe ra në koma, për shkak të gjendjes gripale, një virozë e pazakontë.
“U ngrit me urgjencë një grup mjekësh për ta trajtuar rastin, por fatkeqësisht nuk e mbajtëm dot gjallë vajzën”- tha ai.
Shefi i Pediatrisë bën me dije se virozat janë shtuar shume.
“Vetëm mbrëmë, në kohën kur mbërriti vajza, kishim mbi 177 raste urgjencë në pediatri”- tha ai. Shahini deklaron se “nuk arritem t’i ngrinim dot temperaturën vajzës”.
Burimi: Panorama / Shendeti.com.al

