MShMS, Ministria e dytë me peshën më të lartë të shpenzimeve

Denisa Canameti

Sipas disa të dhënave të publikuara nga Open Data Albania lidhur me shpërndarjen e buxhetin sipas institucioneve për vitin 2018, rezulton se Ministria me peshën më të lartë ndaj totalit të shpenzimeve të institucioneve është Ministria e Financave dhe Ekonomisë, me 60.8 miliardë lekë të parashikuar për këtë institucion, 22% e totalit të shpenzime.

Ndërkohë, Ministria e dytë me peshën më të lartë të shpenzimeve është Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale me 60.1 miliardë lekë. Në këtë Ministri, zërat e shpenzimeve janë: Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi; Shërbimet e Kujdesit Parësor; Shërbimet e Kujdesit Dytësor; Shërbimet e Shëndetit Publik; Shërbimi Kombëtar i Urgjencës; Përkujdesi Social; Përfshirja Sociale dhe Rehabilitimi i të Përndjekurve Politik.

Open Data Albania po hulumton mbi shpërndarjen e burimeve sipas Institucioneve dhe Programeve. Bazë për këtë hulumtim ka qenë ligji nr. 109, datë 30 nëntor 2017. Sipas tabelës së publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, janë parashikuar për Institucionet dhe Programet treqind e tetë pikë nëntë miliardë lekë (308,9).

Një vit më parë Buxheti sipas Institucioneve u parashikua dyqind e tetëdhjetë e tre pikë tetë miliardë lekë( 283,8), me një rritje prej 9% krahasuar me një vit më parë, rritja më e madhe për periudhën 2012-2018. Në pesëvjeçarin e fundit ky është viti me rritjen në të lartë kundrejt vitit të mëparshëm. Për vitin 2018 është parashikuar që të gjitha Ministritë së bashku do të shpenzojnë dyqind e shtatëdhjetë e gjatë miliardë lekë (276.3)./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike