Përse ne preferojmë mishin organik të viçit?

Blerina Bombaj, dietologe

Një nga studimet më të mëdha, që bëri bujë të madhe rreth 10 vite më parë, tregoi se konsumi i përditshëm i mishit të kuq lidhet me vdekje të parakohshme, sëmundje të zemrës dhe sëmundje kanceroze. Por ky studim u bazua mbi konsumin e mishit të kafshëve me regjim stallor, i cili dallon shumë nga mishi organik. Këtë fakt vjen të vërtetojë një tjetër studim i mëvonshëm, i cili tregoi se mishi i rritur në kushte natyrale ka shumë ndryshim në përbërje nga mishi i ushqyer me koncentrat.

Veçanërisht, profili yndyror i mishit organik është shumë me i shëndetshëm, dhe ai përmban substanca antioksiduese që mbrojnë qelizat nga aktiviteti kancerogjen.
Mishi dallon për ngjyrën shumë të kuqe dhe fortësinë tipike.
Kujdes: ‘Mishi organik është më i kuq, më i fortë, ka më pak dhjam dhe ngjyra e tij është më e verdhë. Ndërsa aroma është tipike e viçit.
Ndërsa mishi i zakonshëm ka ngjyrë më të zbehtë, dhjami ka ngjyrë të bardhë dhe aroma ngjan me gjalpin’./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?