Pyet mjekun: Më duket sikur më këputen këmbët…

Ka një kohë që më këputen këmbët dhe më duket sikurë nën gjuhë më pengon diçka. Kam bërë vizita të shumta por mjekët këtu në Kosovë  më thonë të është bërë fiksim dhe e ke nga nervozizmi. Ju lutem, a mund të më japi dikush një zgjidhje?

Përgjigjet Julia Kollçaku, mjeke reumatologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Këputja e këmbëve është  shumë subjektive. Duhet pyetur pacienti nëse kjo i ndodh në ecje, i ndodh në qetësi, flen gjumë mirë, ushqehet shëndetshëm, merr sasinë e duhur të kalorive, bën aktivitet fizik, vuan nga ndonjë problem tjetër shëndetësor? Pra duhet bërë një vizitë tek mjeku specilist dhe analizat përkatëse. Shumë e rëndësishme në këtë rast është bërja e një analize për diabetin. Nëse të gjitha analizat dhe ekzaminimet dalin pa problem, atëherë mund të kemi të bëjmë me një lodhje nervore, por që nuk mund të flasim para kohe./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?