Raporti evropian: Shqipëria me infrastrukturë të vjetruar shëndetësore, kostot nëpër spitale të papërballueshme

Blertina Koka

Shqipëria, së bashku me Bullgarinë dhe Rumaninë, janë tre vendet në Evropë që po vuajnë nga një infrastrukturë e vjetruar shëndetësore, ku trajtimi në spitale është tepër i kushtueshëm.

Nga 34 shtete evropiane të marra në shqyrtim nga “Euro Health Consumer Index”, Shqipëria renditet në vendin e 27 apo e 7-ta nga fundi si vendi me sistemin më të keq shëndetësor.

“Ndërsa holandezët, zviceranët dhe ndoshta italianët preferojnë shtrimet e gjata në spital pasi mund t’ia lejojnë vetes, bullgarët, rumunët dhe shqiptarët nuk munden”, thuhet në raportin e organizatës suedeze “Health Consumer Powerhouse”.

“Shqipëria është përfshirë në EHCI me kërkesë të Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë. Shqipëria ka burime shumë të limituara të kujdesit shëndetësor dhe nuk listohet në vendet e fundit vetëm për shkak të ecurisë së mirë në aksesin e shërbimeve, ku organizatat e shëndetit gjithashtu në vitin 2017 konfirmuan versionin zyrtar të Ministrisë së kohët e pritjes janë një problem i vogël”, shkruhet në raport.

Shpjegimi i ministrisë për nivelin e ulët të përdorimit të kujdesit shëndetësor lidhet me faktin se “shqiptarët janë të vështirë dhe shkojnë tek doktori vetëm kur janë të detyruar”. Por, sipas raportit, ky është një thjeshtim i situatës; Shqiptarët vizitojnë mjekun e familjes më shumë se 2 herë se suedezët (3.9 vizita në vit kundrejt 1.7).

Raporti i organizatës suedeze “Health Consumer Powerhouse” sugjeron se këto vende, përfshirë edhe Shqipëria, duhet të marrin mbështetje profesionale për të ristrukturuar shërbimet shëndetësore.

Sistemin më të mirë shëndetësor për vitin 2017-të e kishte Holanda, e ndjekur me pas nga Zvicra, Danimarka, Norvegjia dhe Luksemburgu./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak