Kylie Jenner është bërë nënë e një vajze.
20-vjeçarja konfirmoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram se ajo dhe i dashuri Travis Scott janë bërë prindër të një vajze. Në një deklaratë në mediat sociale Kylie shkruan: “Vogëlushja ime e bukur dhe e shëndetshme lindi më 1 shkurt dhe nuk mund të prisja ta ndaja këtë bekim me ju”.
Përveç kësaj, ajo ka ndarë me ndjekësit edhe një video në YouTube ku tregon për shtatzëninë. Në fund të videos shfaqet vetëm këmba dhe dora e vajzës ndërkohë që Kylie po e përkëdhel.
Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al


