Salcat pikante mund të parandalojnë kancerin e zorrëve?!

spec djegesStudimet kanë treguar se salcat pikante përmbajnë një përbërës që mund të reduktojë riskun e zhvillimit të kancerit të zorrëve.  Kërkuesit e bënë studimin tek minjtë gjenetikisht të prirur për zhvillimin e tumoreve në traktin gastrointestinal.  Rezultoi se përbërësi kapsaicin i salcave pikante (erëzave) ngacmonte një receptor dhimbjeje në qelizat që veshin muret e zorrëve, duke sjellë një reagim që ulte rrezikun e rritjes së tumoreve në zorrë.

Shkencëtarët kuptuan se trajtimi zgjati jetëgjatësinë e minjve me më shumë se 30%. Dhe kjo ishte më efektive kur kombinohej me celecobxib, një lloj ilaçi antiinflamtor që është miratuar për të trajtuar disa forma të artritit. Kanceri i zorrëve është lloji i tretë i kancerit më të zakonshëm në Britaninë e Madhe. Çdo vit diagnostifikohen 41.000 raste të reja.

Studimi i publikuar në “Gazetën e Investigimit Klinik” ka rekomanduar që pacientëve të riskuar nga kanceri i zorrës së trashë t’u jepet në dietën e tyre edhe capsaicin (përbërës i erëzave) për të ndaluar rritjen e tumorit. Capsaicin po përdoret si analgjezik ku vepron për të reduktuar dhimbjet për një periudhë të gjatë kohe.

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë