Sistemi i referimit i çakorduar, Ministria merr masa disiplinore ndaj mjekëve

Denisa Canameti

T’i jepet masë disiplinore me shkrim mjekes X, mjeke familje pranë XY, për moszbatim të Urdhrit Nr. 576, datë 16.12.2017 për disa ndryshime në Urdhrin Nr.28, datë 26.01.2016, “Për sistemin e referimit dhe tarifat e shërbimit shëndetësor publik”.

Ky është teksti i shkresës që ka mbërritur në duart e disa mjekëve të parësorit. Ministria e Shëndetësisë ngre pretendimin që këta mjekë nuk kanë respektuar sistemin elektronik të referimit.

Këto masa disiplinore për mjekët e familjes, për moszbatimin e sistemit të referimit elektronik, kanë ngjallur pakënaqësi. Mjekja, e cila ka komunikuar me “Pro Pacientin” sqaron se kjo situatë nuk ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të punës nga ana e saj, por, sepse sistemi nuk punon.

“Mjekun specialist ku duhet ta referoj unë pacientin, nuk ma njeh sistemi fare”, shprehet mjekja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë sistemi i referimit elektronik për shërbimin te mjeku specialist lehtëson shërbimin nga burokracitë. Në 36 qendrat shëndetësore të Tiranës dhe rrethinave, si dhe në 4 poliklinikat e specialiteteve në Tiranë, ka nisur të funksionojë ky sistem i ri, i cili mundëson që vizita te mjeku specialist të rezervohet online për pacientin nga mjeku i familjes dhe nuk do të jetë më e nevojshme që pacienti të sorollatet me letra në dorë e vula pa fund për të kryer një vizitë të specializuar.

Pretendohet se qytetarët shmangin radhët e gjata të pritjes te mjeku specialist, duke vendosur nëpërmjet sistemit elektronik orën, datën e vizitës. Sigurisht ndihmon mjekët për të pasur arkivimin e të gjithë diagnozës së pacientit dhe shërbimet që ofron.

Pacienti paraqitet me kartën e shëndetit. Në momentin që futet ID dalin të dhënat e pacientit. Shkruajnë të gjitha ankesat e pacientit, zgjidhet specialisti  dhe pyetet pacienti për ditën dhe orën kur e do./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni