ISHP, dy muaj pa drejtor

Denisa Canameti

Një javë pas konstituimit të qeverisë ‘Rama 2’, disa përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur ta japin dorëheqjen nga postet politike në sektorë kyç të administratës shtetërore. Pas largimit të natyrshëm të ministrave, dorëheqjet janë zhvendosur në nivel zëvendësministrash dhe drejtorësh. Midis emrave të shumtë të larguar, pjesë e listës është edhe Arjan Bregu, ish drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Prej dy muajsh ky institucion është pa drejtues. Burime për Pro Pacientin shprehen se kjo situatë ka sjellë edhe një mosorganizim dhe moskoordinim të punëve brenda institucionit.

Kujtojmë se Instituti i Shëndetit Publik është institucioni më i lartë teknik në fushën e shëndetit publik. Është një institucion nacional nën varësinë direkte të Ministrisë së Shëndetësisë. Detyrat e tij përfshijnë studimin dhe monitorimin e faktorëve të riskut, survejancën e semundjeve ngjitëse, referencën laboratorikel si edhe menaxhimin e programeve të vaksinimit. Zbatimi i mjaft programeve afatshkurtra me natyrë studimore apo promovuese të shendetit është gjithashtu pjesë e aktivitetit të tij. Instituti i Shëndetit Publik luan edhe një rol të rëndësishëm lidhur me trajnimin në fushën e shëndetit publik.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni