Humb jetën nga kanceri i pankreasit futbollisti 36-vjeçar i Manchester United

Ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare Liam Miller, ish-mesfushori i Manchester United dhe Celtic, pas një beteje të shkurtër me kancerin e pankreasit.

Futbollisti u diagnostikua me këtë sëmundje vdekjeprurëse në nëntor të vitit të kaluar, duke mos ia dalë të mbijetojë.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit ka prekur shumë tifozë dhe lojtarë të tjerë, të cilët i kanë dërguar mesazhe ngushëllimi bashkëshortes dhe 3 fëmijëve.

Kanceri i pankreasit ka probabilitetin më të lartë të vdekjes së çdo lloj kanceri – më pak se 8% e njerëzve arrijnë të jetën për 5 vitet e ardhshme pas diagnostikimit me kancer të pankreasit.

Arsyeja kryesore është sepse është shumë e vështirë që kjo sëmundje të diagnostikohet që në fazat e para. Pankreasi është i futur aq thellë në trup sa nuk mund të shihet apo ndihet masa tumorale deri sa ajo të përhapet edhe në organet e tjera.

Klikoni këtu për të zbuluar disa nga shenjat e para të kancerit të pankreasit që duhet t’i dini.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni