Qendra (jo)shëndetësore në Vlorë, mjekimet në mes të gërmadhave

Qendra shëndetësore e fshatit Kuç në Vlorë është një gërmadhë. Aty nuk mungojnë pajisjet dhe ilaçet por edhe pllakat në tokë, dritaret e dyert.

Në këtë qendër duhet të sigurohet ndihma e parë mjekësore për 1200 banorët e kësaj zone. Në këtë gjendje kjo qendër ishte edhe para një viti. Infermieri që punon pranë saj thotë se ka kërkuar ndërhyrje por nuk ka marrë përgjigje.

“Problemet e qendrës shëndetësore i kemi ngritur vazhdimisht. Së pari i kemi drejtuar bashksië HImarë, së dyti drejtorisë shëndetit publik. Së bashku drejtoria jonë, shëndeti publik dhe kryeplqësia i kemi dërguar shkresë zyrtare ministrisë së Shëndetësisë”, thotë infermieri Merqez Demaj.

Ata që vijnë për të kërkuar ndihmë mjekësore në këtë qendër, revoltohen nga gjendja.

“Këtu kushtet janë tërësisht të papranueshme për një institucion shëndetësor”, thotë prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj.

Kjo qendër supozohet që tre vite më parë të jetë rikonstruktuar. Por këtu nuk ka gjurmë të ndonjë investimi. Qendra është brenda zonës së Himarës./Top Channel

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak