Përshtati në shqip: Blertina Koka
Zverdhje të lëkurës dhe syve, herpes në buzë, njolla të verdha në qepalla, rritje të qimeve në vende të pazakonta në fytyrë, rënie të vetullave? Shfletoni galerinë për të zbuluar se çfarë paralajmërojnë të gjithë këto shenja në fytyrë për gjendjen shëndetësore:
Zverdhje të lëkurës dhe syve
Është verdhëza, që zakonisht shfaqet në fëmijëri, por nuk përjashtohen as të rriturit. Kjo ndodh kur mëlçia nuk pastron siç duhet toksinat nga trupi dhe lejon formimin e një substance të quajtur bilirubin.
Tek të rriturit verdhëza mund të paralajmërojë për probleme më të rënda, si infeksione virale (hepatit, mononukleoza); probleme me mëlçinë, tëmthin ose pankreasin; ose si pasojë e abuzimit me alkoolin.
Nëse vëreni këtë ndryshim në lëkurë, është mirë të takoheni me një mjek për të bërë teste të urinës, funksionimit të mëlçisë dhe teste të gjakut.


