Laprakë / Nuk ndalet gripi tek fëmijët, 150 raste të reja çdo ditë

Emanuel Smaka

Të paktën 150 raste të reja fëmijësh me viroza të stinës diagnostikohen çdo 24 orë në Qendrën Shëndetësore Nr. 7 në Laprakë, sipas të dhënave të këtij institucioni. Secili prej 5 mjekëve pediatër, thotë kryeinfermierja Lumturie Tahiraj, ofron shërbim mjekësor për 65-70 fëmijë, ku 50% prej tyre rezultojnë me viroza të stinës.

“Mjekët tanë ashtu si në të gjithë vendin po bëjnë punë të shumëfishtë. Kjo ndodh vazhdimisht vit pas viti siç është tashmë e njohur. Për të menaxhuar situatën jemi kthyer në sistemin 24 orësh dhe do të shërbejmë deri në muajin mars në këtë mënyrë. Gjatë natës, nga ora 20:00 deri në mëngjes, numri i rasteve të paraqitura është mjaft i ulët, mund të shkojë deri në 6 vizita”, shton kryeinfermierja.

Tahiraj pranon se referuar këtyre shifrave kemi të bëjmë me një epidemi gripale tek fëmijët, ndërsa thotë se fatmirësisht nuk kanë patur raste të fruthit.

“Kemi patur vetëm suspekte të fruthit, pra dyshime. Pas analizave specifike të fruthit të realizuara nga ISHP, nuk na ka rezultuar asnjë diagnozë fruthi nga rastet e paraqitura në qendrën Shëndetësore nr. 7”.

Prej më shumë se  muaji Shqipëria po përjeton një fazë gripale, ku rastet më të prekura janë të miturit. Prej kohësh Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë thirrje për diagnostikim në fazë të hershme të virozave./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni