Bie tavani në shkollën 9-vjeçare në Tiranë, mësuesja përfundon në urgjencë

Elbarina Toshkallari është mësuesja e shkollës Osman Myderizi në Tiranë që mbeti e dëmtuar kur një copë suva ka rënë nga tavani. Mësuesja është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit të Traumës, për shkak të lëndimeve që ka pasur.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa mësuesja shpjegonte mësimin në klasë. Mësohet se asnjë nga fëmijët që ndodheshin në klasë nuk janë dëmtuar nga rënia e tavanit.

Drejtoresha e shkollës shpjegoi për gazetarët se rikonstruksioni i plotë i shkollës është bërë në vitin 2004, por një sikonstruksion i pjesshëm është bërë në vitin 2016. Ky i dyti tha drejtoresha e shkollës përfshin edhe ndërhyrjen në suvanë e klasave./ Lapsi.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni