Pyet mjekun: Kam vazhdimisht kruajtje në zonën gjenitale

Ju lutem, a mund të pyesni një mjeke gjinekologe për problemin tim. Kam disa muaj që kam probleme me zonën gjenitale. Ndiej vazhdimisht kruajtje dhe aromë të rëndë.

Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe në Qendrën Shëndetësore nr.3, Tiranë.

Për një përgjigje të saktë duhet të dimë moshën dhe nëse e ka filluar ose jo jetën seksuale. Shumë e rëndësishme gjithashtu është të dimë nëse është me cikël apo pas ciklit sepse siç e kemi thënë, një javë para ciklit dhe një javë pas ciklit ndryshon pehashi i vaginës. Si rrjedhojë e ndryshimit të pehashit të vaginës, femra ka kruajtje para dhe një javë pas. Nëse zgjat më shumë se sa thamë më lart, patjetër duhet të konsultohet me një mjek gjinekolog, të ekzaminohet dhe të marrë trajtim./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?