Ebola, në Liberi shpallet gjendja e jashtëzakonshme

ebolla11

Presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 90 ditë pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës të Ebolës.

Sirleaf u shpreh se është e nevojshme të merren masa të jashtëzakonshme për të dalë nga kjo situatë tejet e rënduar dhe e rrezikshme. Ai shtoi se varfëria, kultura dhe praktikat fetare vazhdojnë të ndikojnë negativisht në përhapjen e sëmundjes.

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë po mbajnë një takim në Gjenevë të Zvicrës për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar nga shpërthimi i virusit në disa shtete të Afrikës. Në takimin 2-ditorë do të vendoset nëse do të shpallet një emergjencë shëndetësore globale. Ebola është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse të njohura për njerëzit. Rreth 90% e personave të prekur nuk arrijnë të mbijetojnë.

Deri tani kanë vdekur më shumë se 930 njerëz në Guine, Sierra Leone dhe Nigeri. Është hera e parë që Afrika Perëndimore preket nga ebola, dhe fjala është për shpërthimin më të rëndë të këtij virusi deri më sot, pjesërisht për shkak se njerëzit e sëmurë nuk shkojnë për kurim. Nigeria njoftoi rastin e dytë të hënën. Një mjek nigerian që trajtoi një udhëtar nga Liberia, i cili më pas vdiq, tani është prekur vetë nga virusi. Mjekët po monitorojnë të tjerë që kanë patur kontakt me viktimat. Në teori, zhinxhiri i bllokimit të infeksionit është ky – izolon personin e sëmurë dhe më pas vëzhgon të gjithë të tjerët që kanë kontaktuar lëngje trupore nga personi i sëmurë.

Por në zonat kufitare të Guinesë, Siera Leones dhe Liberisë, virusi po përhapet shumë shpejt. Njerëzit nuk e dinin ose nuk e besonin rrezikun. Disa njerëz të infektuar u fshehën ose u larguan. Familjet vazhduan të kujdesen apo të varrosin viktimat me virusin e ebolës. Punonjësit e shëndetësisë ende po përpiqen të marrin situatën nën kontroll.

Ebola është reale. Nuk është një konspiracion i mjekëve. Nuk është punë shtrigash dhe nuk është gjithmonë dënim me vdekje. Disa njerëz që marrin trajtim mjekësor mund ta luftojnë infeksionin dhe të jetojnë.Por Stephane Doyon thotë se komunitetet vazhdojnë të rezistojnë. Frika dhe keqinformimi duan kohë të eliminohen, kohë të cilën këto vende nuk e kanë.

 

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin