Ndërron jetë mjeshtri i mundjes shqiptare

Mundja shqiptare ka humbur një nga mjeshtrat e saj, Arben Fejzo, për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ish-mundësi i Tiranës dhe Partizanit është shuar në moshën 62-vjeçare. Fejzo që garoi në mundjen klasike në peshën 52-57 kg, nga viti 1970 deri në vitin 1982 dhe spikati në radhët e Tiranës, më pas të Partizanit për t’u rikthyer në fund të karrierës së tij sportive sërish me ekipin e Tiranës.

Pas përfundimit të karrierës sportive, Fejzo është aktivizuar edhe si gjyqtar i ndeshjve të mundjes. Arben Fejzo është shpallur ‘Mjeshtër Sporti’, ndërsa mban gjithashtu edhe titullin ‘Nderi i mundjes Shqiptare’.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni