70% e të infektuarve me fruth në Shqipëri nën 1 vjeç, zv.ministrja: Nuk është ndeshur në asnjë vend evropian

“Shqipëria është zyrtarisht në epidemi fruthi”, këtë ka deklaruar mbrëmjen e së martës zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në emisionin Top Show të Alban Dudushit. Rakacolli ka pranuar situatën dhe ka deklaruar se ka një rritje të numrit të të prekurve dhe qindra të dyshuar.

“Jemi zyrtarisht në epidemi fruthi, shifrat janë rritur kemi 186 të infektuar dhe 400 të tjerë të dyshuar që po analizohen mostrat”, tha zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Zv.ministra e Shëndetësisë, Rakacolli, ka shpjeguar se ajo që shqetëson bluzat e bardha është fakti që mbi 70% e të infektuarve janë fëmijë nga 0-1 vjeç, tipologji kjo që nuk ka ndodhur në asnjë nga vendet evropiane që është nën epidemi fruthi.

“Ajo që mbetet e paqartë është fakti që në shqipëri janë thuajse 70 % e të infektuarve fëmijë të grupmoshës nga 0-1 vjeç, ndërkohë që asnjë nga vendet evropiane që janë nën epidemi nuk kanë këtë fizionomi. Ne po hetojmë shkaqet që mund të lidhen me faktin që nënat e këtyre fëmijëve muind të jenë të lindura në vitet 80-90, ose ndoshta nuk i kanë ushqyer me gji”, tha Racakolli.

Mjekja Rakacolli po ashtu deklaroi se Ministria e Shëndetësisë kanë kaluar në gadishmëri për t’i bërë ballë çdo situate.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni