Nëpër spitalet e rretheve punohet në kushte tepër të vështira. Megjithatë mjekët dhe infermierët gjithmonë kanë bërë të pamundur që t’i shpëtojnë jetën njerëzve, duke vënë në rrezik shpeshherë edhe shëndetin e tyre.
I tillë është edhe rasti i fundit në një fshat të thella të Bulqizës, ku një metër borë nuk e ka ndaluar infermieren Liridona Cani të transportojë në këmbë për në spital një foshnje.
Infermieria e qendrës shëndetësore Ostren ka ecur mbi një orë në këmbë drejt fshatit Okshtun i madh për të shpëtuar këtë foshnje të sëmurë me bronkopneumoni, vetëm 6-muajshe, e bllokuar në fshatin e thellë të Bulqizës.
Foshnja është transportuar në spitalin e Peshkopisë dhe aktualisht mjekët konfirmojnë se ka dalë nga rreziku për jetën./ Shendeti.com.al


