Denoncimi i mjekut: “Gjendja e sistemit shëndetësor është katastrofale”

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili është mjek në profesion,  ka bërë një denoncim në lidhje me gjendjen  e Qendrave Shëndetësore në Bashkinë e Libohovës.

Shehu ka publikuar foto nga Qendra Shëndetësore e Nepravishtes, ku duket si një ndërtesë e braktisur.

“Gjendja e sistemit shëndetesor në atë Bashki është katastrofale. Në Libohove kryhet vetëm analiza e urinës. Ne Zagori, Labove etj qendrat shëndetësore të shkatërruara. Mjekja, përgjegjëse për fshtrat, ‘struket’ në qendër të Bashkisë, pavaresisht nevojave të mëdha të popullates diku me larg. Për ta ilustruar çfarë po shkruaj mjafton të publikoj fotot e Qendrës Shendetesore të Nepravishtes, shumë afër zyrës së Kryetares-mjeke kjo. Po pak me larg çfarë do te gjesh- asgjë, vetem braktisje!”, shkruan Shehu në rrjetin social ‘Facebook.

Në fund, ai shton se kjo është Rilindja e Libohovës, që veçse po ndërton fasada, si dhe po keq përdor fondet per Check up- famëkeq e korruptiv.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni