Ju ndodh shpesh të ngriheni natën dhe të hani? Ka një arsye pse ndodh kjo

Ilma Lamçe

Na ndodh shpesh të ngrihemi natën të uritur dhe të hamë, pa e kuptuar përse ndodh kjo. Edhe pse të gjithë e dimë se ushqimin duhet ta konsumojmë disa orë para se të flemë, tundimi për të ngrënë është shumë i lartë. Studimet e fundit kanë identifikuar një hormon i cili shkakton rritje të urisë në darkë, kjo kryesisht te njerëzit e prirur për t’u stresuar dhe te personat që janë më të dhënë pas të ngrënit.

Për të vërtetuar këtë, u krye një studim me vullnetarë të grupmoshës 18-50 vjeç, të cilët u lanë disa orë pa ngrënë para vaktit. Në të njëjtën kohë u mat edhe niveli i stresit përmes mimikave të tyre. Në fund u vërejt se, personat të cilët ishin më të stresuar konsumuan më tepër ushqim se të tjerët, kjo sepse stresi aktivizon hormonin në fjalë.

Këshilla e ekspertëve nëse doni t’i bëni rezistencë hormonit të urisë është të konsumoni 3 vakte të mirëfillta dhe të kujdeseni për shëndetin mendor përmes meditimit dhe aktivitetit fizik.  Duke ditur këtë njerëzit mund t’i bëjnë bisht rrezikut të mbipeshës duke u ngopur mirë pak më herët, si dhe duke punuar me veten për të ulur nivelin e stresit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen