Analiza tronditëse e ish-ministrit Beqaj: Në 8 vitet e fundit vdekjet u rritën me 11%

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar tek portali Java News një analizë të lindjeve, vdekjeve, martesave dhe divorceve për 8 vitet e fundit (2010-2017).

Analiza tronditëse, siç ish-ministri e ka cilësuar në titull të shkrimit, tregon për shtim të numrit të vdekjeve me 11% në 8 vitet e fundit, ku përqindja më e lartë është regjistruar në vitin 2015 dhe 2017.

Të dhënat e marra nga Regjistri i Gjendjes Civile dhe Instituti i Statistikave për periudhën 2010 – 2017 tregojnë për një rënie të numrit të lindjeve dhe një shtim të numrit të vdekjeve, gjë që ka sjellë që shtesa natyrore të vijë duke u zvogëluar.

“Ritmi i zvogëlimit është i shpejtë, kështu që dukuria është shqetësuese”, shkruan ministri Beqaj.

Në 8 vitet e fundit, lindjet brenda vendit kanë rënë me 11%, ku rënia më e madhe është përqendruar në vitet 2015, 2016, 2017. Në 2017 kundrejt 2013 lindjet kanë rënë 13 %.

Ndërkohë numri i vdekjeve ka ardhur në rritje.

“Vdekjet brenda vendit u rritën me 11 % në 8 vite.

Për fëmijët deri 12 muajsh ka një rritje me 43 % të vdekjeve në 2017 krahasuar me 2010, por ka një rënie me 15 % krahasuar me 2013 (edhe pse shifra e 2010 është shumë e ndryshme nga ajo e 7 viteve të tjera që të çon në dyshimin e saktësisë së të dhënave).

Për fëmijët nga 1 në 5 vjeç ka në rënie më 61 % të vdekjeve në 2017, krahasuar me 2010, si dhe ka një rënie me 46 % të vdekjeve krahasuar me 2013”, shkruan Beqaj.

Pesha që zënë vdekjet e fëmijëve deri 12 muaj dhe 1 – 5 vjeç respektivisht ndaj totalit të vdekjeve jepet në tabelën në vijim

Ndërkohë Beqaj rekomandon të bëhet një analizë më e veçantë për vdekjen e fëmijëve deri 30 ditë nga dita e lindjes./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni