Vonesat në të folur, kur duhet të shqetësoheni

Fëmija im 18 muajsh akoma nuk ka filluar të flasë. Çfarë duhet të bëj?

Përpiquni të mos shqetësoheni nëse fëmija juaj 18 muajsh nuk ka filluar ende të flasë. Mosha në të cilën fëmijët fillojnë të flasin varion gjerësisht mamaja dhe bebi vogelnga një fëmijë në tjetrin. Të folurit më vonë se bashkëmoshatarët e tij, nuk do të thotë aspak që fëmija juaj është më pak i zhvilluar se ata.  Shumica e fëmijëve të kësaj moshe, megjithëse jo të gjithë, mund të thonë së paku 6 fjalë. Nëse fëmija juaj nuk ka arritur ende në 6 fjalë, ai me siguri ka gjetur shumë mënyra të tjera për të komunikuar me ju:

  • Fëmija në këtë moshë është në gjendje të ndjekë disa urdhra të thjeshtë, si p.sh.: “Merre arushin”, “Sille kukullën” etj.
  • Ai është në gjendje të kuptojë shumë fjalë veçmas dhe ndoshta edhe fjali me dy fjalë, si p.sh.: “Vishi këpucët”, “Ma jep dorën” etj.
  • Ai mund të përpiqet të imitojë fjalët që ju thoni dhe gjestet ose veprimet që ju bëni.
  • Përgjithësisht, ata tregojnë me gisht gjërat, objektet ose aktivitetet që duan. Të treguarit me gisht dhe imitimi verbal dhe joverbal janë shenja të qarta që fëmija juaj dëshiron të komunikojë me ju.
  • Ai gjithashtu mund të thotë shpesh “Jo”, si një mënyrë për të vendosur pavarësinë e tij.
  • Kur ju lexoni përralla së bashku, ai mund të njohë dhe të tregojë me gisht objekte, personazhe të caktuara në ilustrimet e librit, nëse ju e nxisni ta bëjë këtë gjë.
  • Atij mund t’i pëlqejnë shumë këngët dhe vjershat për fëmijë dhe herë pas here mund të përpiqet t’ju bashkohet ju për t’i kënduar ato.
  • Ndërkohë që luajnë, fëmijët në këtë moshë flasin pa kuptim me veten e tyre. Mënyra sesi ata fillojnë të flasin, imiton të folurit e të rriturve, sepse ata përdorin ritme të caktuara dhe intonacione të ndryshme për të përcjellë kuptimin.

mam dhe bebPrindërit mund të bëjnë shumë për të nxitur të folurit tek fëmijët:

  • Jepini fëmijës suaj sa më shumë mundësi që të jetë e mundur për të komunikuar me ju.
  • Flitini atij vazhdimisht edhe ndërkohë që bëni punët tuaja të përditshme dhe nuk jeni duke u marrë në mënyrë direkte me të.
  • Emërtoni dhe i tregoni me gisht objektet, sendet, ambientet, njerëzit e gjithçka që ju rrethon.
  • Nëse i bëni një pyetje, lërini 10 sekonda kohë para se ta inkurajoni për të kthyer një përgjigje.
  • Ndihmojeni fëmijët tuaj me shenja ose sinjale pamore (një shtrirje dore, tregim drejtimi me gisht etj) në mënyrë që ata t’ju kuptojnë më mirë se ç’po i thoni.
  • Kur ata komunikojnë në mënyrën e pritur nga ju, jepini atij një reagim të qartë. Psh, ju mund t’i thoni atij “ Po, shumë mirë, kjo është luga”.
  • Përsërisni çfarë fëmija juaj thotë duke ia korrigjuar gabimet. Psh, nëse ai thotë: “nane”, ju përgjigjuni: “ Po, do hamë banane”.
  • Mos u merakosni shumë për shqiptimin. Në këtë fazë është më e rëndësishme të nxisim zgjerimin e fjalorit dhe t’u japim fëmijëve mesazhin që ata komunikojnë në mënyrë të kuptueshme për ne.

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm