Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në Facebook pas shpalljes nga Ministria e Shëndetësisë të listës paraprake të aplikantëve për vende pune si infermierë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie.
Shehu pyet kryeministrin nga e ka “importuar” këtë model të përzgjedhjes së kandidatëve, ku, sipas tij, “duket se do t’i përngjajë “komedisë” së drejtorëve të spitaleve tona”.
“Kam një pyetje për ju Z.Kryeministër:
Nga e keni “importuar” këtë model super centralist e të politizuar të “përzgjedhjes” nga qendra e infermierëve për të gjitha institucionet e vendit?
Po jua bëj juve pyetjen, se ju e ideuat e meqë sot shpallet “listat paraprake!
Në komunizëm nuk kishte kaq centralizim, ndoshta e keni marrë nga Kim Jong Un!
Përzgjedhja siç duket do i përngjajë “komedisë” së drejtorëve të spitaleve tona.
Dhe pastaj flisni për decentralizim, spital ndërmarrje, autonomi, etj!”, shkruan deputeti Shehu.


