Hetim për mbetjet spitalore; Prokuroria dyshon se nuk asgjesohen

 

Prokuroria e Tiranës po heton 6 kompanitë e licensuara për asgjësimin e mbetjeve spitalore, për dyshimet se disa prej tyre shkelin ligjin.

Dyshohet se mbetjet spitalore në përbërje të të cilave ka mbetje të rrezikshme organike që dalin nga sallat e operacioneve apo edhe lëndë të ndryshme kimike, nuk asgjësohen siç përcakton rregulli, por ato hidhen në sheshe të hapura duke rrezikuar përhapjen e sëmundjeve.

Kompanitë kanë fituar tenderat për të grumbulluar mbetjet spitalore, nga spitalet publike dhe qendrat shëndetësore, dhe sipas ligjit ato paguhen, që këto mbetje t’i asgjësojnë me anë të djegies në temperatura shumë të larta, e më pas bëhet depozitimi në landfille me procesverbale të posaçme.

E gjithë kjo procedurë prokuroria ka dyshime se anashkalohet nga disa nga kompani të licensuara. Ndërkohë që njëra prej tyre ka bërë edhe denoncim pranë prokurorisë e cila ka nisur hetimin bazuar në nenin 281 të Kodit Penal që flet për shkeljen e rregullave me lëndët helmuese dhe që parashikon dënimin nga gjobë deri në dy vjet burgim. Ky është parashikimi më i lehtë ligjor pasi nëse vërtetohet të ketë ndodhur diçka e tillë, për shkak se mbetjet spitalore konsiderohen të rrezikshme dhe kjo vepër dënohet me 10 vite burg.

Hetimi nisi në muajin nëntor të vitit 2017 dhe drejtohet nga prokurori Julian Zonja. Në Shqipëri veprojnë gjashtë kompani në këtë fushë, një prej të cilave u penalizua se u gjet me shkelje. Prokuroria ka pyetur të gjithë administratorët e këtyre kompanive, ndërkohe që nuk përjashtohen nga hetimi edhe tenderat e dhënë këtyre kompanive nga spitalet shtetërore dhe disa klinika.

Një kontenier me mbetje spitalore, është shumë i rrezikshëm dhe nuk mund të krahasohet me mbetjet urbane. Aty ndodhen mbetjet që dalin nga sallat e operimit të cilat duke u përhapur në tokë apo ujëra, lumenj apo bregun e detit kthehen në ushqim për kafshët e peshqit të cilat me pas infeksionet e rënda i transmetojnë te njerëzit.

Burimi:Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni