Humb jetën nga hemorragjia cerebrale moderatori i njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare moderator i njohur Italian, Fabrizzio Frizzi pas një hemorragjie cerebrale. Lajmi është bërë i ditur na një njoftim i cili është firmosur nga bashkëshortja, dhe familjarët e moderatorit.

“Me Fabrizzion ka ikur një pjesë e jona, e historisë tonë, dhe një pjesë nga jeta e përditshme”, shkruan Rai teksa transmeton lajmin tragjik.

Fabrizion Fizzi e nisi karrierën e tij në vitin 1980 dhe punoi për 20 vite në Rai. Ai me 23 të 2017-tës u godit nga një ishemie kur ishte gjatë regjistrimit të spektaklit L’Eredita. Në një intervistë disa kohë më parë ishte shprehur që do ta mposhte sëmundjen.

“Nuk ka mbaruar akoma. Në qoftë se do t’ia dal, do ju tregoj të gjitha detajet sepse do të bëhem një dëshmitar i kërkimeve. Tani janë kërkimet që po më ndihmojnë”, është shprehur moderator disa kohë përpara se të ndërronte jetë.

Ai ka qenë një ndër prezantuesit më të dashur për publikun,duke transmetuar shume programe të ndryshme nga “Il barattolo”, “Scomettiamo”, “Europa Europa”, “Luna Park” “Tale e quale show”.

Fabrizio kishte kurorëzuar dashurinë e tij në martesë me Carlotta Mantovan, dhe kishin 25 vite diferencë me njëri-tjetrin gjë që nuk e shqetësoi asnjëherë moderatorin. Ata kanë edhe një vajzë 5-vjeç e cila quhet Stella.

Televizionet italiane janë të gjitha në zi dhe të shokuara nga kjo humbje e madhe për median atje./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni