Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi paraditen e djeshme, ku një fëmijë 3-vjeçar ndërroi jetë pas komplikacioneve që shfaqi në kopsht, një tjetër rast tragjik është shënuar në Tiranë.
Dyshohet se një foshnjë ka ndërruar jetë ditën e djeshme në kryeqytet për shkaq natyrale.
“Me datë 05.04.2018, në spital ka humbur jetën foshnja A.I, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”.
Burimi: Balkan Web

