Spitali Rajonal i Lezhës mbush 50 vjet


Spitali Rajonal i Lezhës mbush 50 vjet nga dita kur nisi aktivitetin e tij human në ofrimin e shërbimit mjekësor të kualifikuar për komunitetin qytetar. Spitali i parë në rrethin e Lezhës, i projektuar si i tillë, daton në prill 1968. Godina 3-katëshe, akoma në funksionim, kishte ambiente të mjaftueshme për kohën.

Për të përkujtuar këtë përvjetor, Spitali Rajonal Lezhë në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Tiranë dhe Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, si dhe sinergji me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale & Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, organizojnë një simpozium shkencor ku do të marrin pjesë ish- mjekë të këtij spitali, personeli shëndetësor aktual, profesorë të nderuar që ushtrojnë aktivitetin e tyre në spitalet e Tiranës, Elbasanit etj. Aktiviteti do të zhvillohet me datë 5 maj, në Lezhë.

Pak histori për spitalin e Lezhës:

Hapja e Spitalit shënon edhe fillimin e shërbimit shëndetesor me shtretër në rang rrethi. Spitali ishte i vendosur në një godinë në kishën e asaj kohe e vendosur në katin e I-rë dhe II-të me pamje nga lindja e kësaj ndërtese. Kjo godinë ndodhej në një kodër të vogël buzë lumit Drin , ku ndodhet edhe sot. Spitali I asaj kohe kishte 10 shtretër me tre reparte që konkretish ishin:

-Reparti I Pathologjisë
-Reparti I Pediatrisë
-Reparti I Maternitetit

Mamia e I-rë “ Fatime Myshketa e cila priti lindjen e parë tek Materniteti Lezhë në muajin Korrik të vitit 1948.
Në vitet që pasuan mamitë që shërbyen ishin Zyhra Gjebrea e më pas Syri Lohja.

Viti 1968 shënon një hap tjetër në historikun e shërbimit shëndetësor me shtretër ,në rrethin tonë. Ndërtimi i godinës III-katëshe e projektuar për spital në të cilën filloi funksionimin në Prill 1968.
Spitali i ri kishte ambjente të mjaftueshme dhe anekset e nevojshme .
Spitali kishte repartet e pathologjisë, e Pediatrisë dhe të Maternitetit. Po në këtë vit filloi të funksiononte edhe reparti Iikirurgjisë ,po ashtu edhe shërbimi i Radiologjise , Pneumo-ftiziatrisë dhe Laboratorit. Krahas rritjes së specialiteteve dhe të shtretërve u rrit edhe numri i mjekëve dhe infermierëve që shërbenin në ketë spital.
Konkretisht numri i mjekëve arriti deri në 12, numri i krevatëve 107

Mjekët e parë në spitalin Lezhë ishin:
Ali Bushati
Pandora Sula
Skënder Mekbuli
Shyqyri Haxhia
Kadire Uka
Veli Velia
Apollon Gjebrea
Agron Belishova
Petraq Cama
Nexhat Kalaj
Llesh Mataj
Muhamet Syri
Repartet e spitalit në vitin1973

Në Shërbimin e Kirurgjisë punonte :
Një mjek: Dr.Shyqyri Haxhia

Në shërbimin e Pathologjisë punuan mjekët:
Agron Belishova
Kadire Uka
Petraq Cama
Skënder Mekbuli
Apollon Gjebrea

Në shërbimin e Pediatrisë punonin mjekët :
Llesh Mataj
Pandora Sula
Ali Bushati

Në shërbimin Radiologjisë
Veli Velia

Në shërbimin e Pneumoftiziatrisë
Muhamet Syri

Në vitin 1973 filloi të funksiononte edhe Shërbimi i obsetrikë-gjinekologjisë nën kujdesin e mjekut obstetër-gjinekolog
Zef Zefaj./ ProPacientit

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme