Ilaçi i Herceptinës ndodhet në depo, por jo në spital

Pacientët me kancer gjiri duhet të trajtohen me herceptinë, një herë në tre javë, pa ndërprerje. Nëse e ndërpresin, sipas mjekëve ka pasoja të rënda në shëndetin e pacientit.

Në shërbimin Onkologjik ka pacientë në listë pritjeje që prej dy muaj që kanë ndërprerë trajtimin. Po nga ana tjetër, kompania që importon hereceptinën e ka sjellë atë në Shqipëri, por për shkak të procedurave ligjore nuk tërhiqet në QSUT.

Mjekët në shërbimin onkologjik janë nën presionin e pacientëve të cilët më të shumtët nuk janë nga Tirana, por nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

Për t’u trajtuar me herceptinë u duhet të marrin rrugën e të vijnë në Tiranë. Shpesh ka ndodhur që ata kanë ardhur dhe janë kthyer pa e marrë trajtimin për shkak të mungesës së herceptinës.

Dikush ka mundura ta blejë edhe vetë ndonëse nuk e tregojnë se ku. Të tjerëve u është thënë se do të njoftohen nëpërmjet numrit të telefonit që kanë të regjistruar në kartelën mjekësore për seancën e radhës, me të mbërritur herceptina.

Ditën e premte janë trajtuar me herceptinë 60 pacientë. Askush nuk ka një përgjigje se kur do të jetë sasia tjetër e herceptinës që do të mbërrijë në shërbimin onkologjik. Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se qeveria e ka arritur marrëveshjen me kompaninë importuese për ta marrë me çmim të ulët herceptinën në mënyrë që të sigurohet trajtimi për të gjithë pacientët që kanë nevojë.

E ndonëse herceptina ka mbërritur në depo farmaceutike në Shqipëri përgjigja e e vetme që jepet se kur do të rinisë trajtimi i pacientëve që e kanë ndërprerë, është: Së shpejti.

Burimi: Top Channel / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme