Një grup parlamentarësh të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë, në kuadër të vizitës në vendin tonë, i kryesuar nga Sh.T.Z. Bunmei Ibuki, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, dhe parlamentarët Z. Tadayoshi Nagashima, Z. Toru Kikawada dhe Z. Yoshinori Oguchi vizituan sot (19/8/2014) Shërbimin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë për të parë nga afër rezultatet e investimeve në kuadër të projekteve të ndihmës ndaj Shqipërisë në këtë sektor, ku u pritën nga Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, drejtues të QSUT-së dhe mjekë e punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor në QSUT.
Projekti “Mbështetje me aparaturë mjekësore për qendrat rajonale të urgjencës”, i cili u realizua falë një granti të Qeverisë Japoneze, ka përfunduar në vitin 2011. Projekti pajisi me aparaturë mjekësore të gjithë shërbimet e urgjencës në spitalet rajonale (përveç Spitalit të Shkodrës, pajisja e të cilit me këto aparatuar u mundësua nga projekti i ndihmës dhe bashkëpunimit të Qeverisë Italiane), Spitalin e Sarandës, Shërbimin e Pediatrisë në QSUT, si dhe Shërbimin e Urgjencës Mjekësore të Tiranës.
Duke folur për mediat e pranishme në takim, Ministri Beqaj tha midis të tjerash se “përmirësimi i cilësisë dhe sigurimi i vijueshmërisë së shërbimeve shëndetësore nëpërmjet projekteve të tilla të mbështetjes teknike e infrastrukturore janë edhe themeli shërbimit të kujdesit shëndetësor që duam të ndërtojmë”.
Shërbimi i Pediatrisë në QSUT u pajis me disa aparatura mjekësore, si aparat narkoze, autoklavë, dy respiratorë mekanikë, centrifugë, cell-counter, dy defribilatorë, EKG, set elektro-kirurgjikal, set endotrakeal, set diagnostik urgjence, llampa ekzaminimi, nebulizator, tavolinë operacioni pediatrike, tetë monitorë, aspirator, pompa infuzioni dhe materiale të tjera mjekësore, të cilat janë tashmë në përdorim në sallën e operacionit dhe reanimacionin e kirurgjisë pediatrike.
Projekti i sipërcituar është granti i tretë nga Qeveria Japoneze, pas projektit “Pajisje me aparaturë mjekësore të Shërbimit Pediatrik në QSUT”, në vitin 2001 dhe Projektit “Pajisje me aparaturë mjekësore të pesë spitaleve të jugut (Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Sarandë dhe Delvinë)”, në vitin 2005.
Ministri Beqja the se falë mbështetjes nëpërmjet grantit të Qeverisë Japoneze për financimin e projektit “Mbështetje me aparaturë mjekësore për qendrat rajonale të urgjencës” që u përmbyll me sukses në vitin 2011, “Shërbimi i Pediatrisë së QSUT-së u pajis me aparatura mjekësore, të cilat janë tashmë në përdorim në sallën e operacionit dhe reanimacionin e kirurgjisë pediatrike”, thekson Beqja.
Gjithashtu, përveç Pediatrisë, nëpërmjet këtij projekti u pajisën me aparatura mjekësore të gjithë shërbimet e urgjencës në spitalet rajonale (përveç Spitalit të Shkodrës) si dhe Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Tiranë.
Ky projekt është granti i tretë nga Qeveria Japoneze, pas projektit “Pajisje me aparaturë mjekësore të Shërbimit Pediatrik në QSUT”, në vitin 2001 dhe Projektit “Pajisje me aparaturë mjekësore të pesë spitaleve të jugut (Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Sarandë dhe Delvinë)”, në vitin 2005.
Një fjalë e urtë japoneze për mirënjohjen thotë: “Neko ni koban”.



