E rrallë/ Lind fëmija me “këmishë” në maternitetin e Tiranës

Është një fenomen i rrallë dhe i bukur njëkohësisht. Në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë ka ardhur në jetë foshnja me “këmishë”, një fenomen që ndodh 1 në 80 mijë lindje.

Lajmin e ka bërë të ditur mjekja Anika Dokle, përmes një fotoje, ku foshnja gjendet brenda qeskës amniotike, e njohur ndryshe si “këmishë”.

Normalisht bebja lind pa qeskën amniotike pasi ajo çahet para lindjes dhe ujërat e saj ndihmojnë fetusin që të dalë jashtë. Por rrallë ndodh që qeska të mos çahet dhe bebja të lindë e “veshur me këmishë”.  Nevojitet ndërhyrja e mjekut që të çahet qeska të derdhet lëngu e të lidhet kordoni umbelikal.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni