Valë shkarkimesh në shëndetësi

Denisa Canameti

Edhe pse drejtuesit e ri të spitaleve u zgjodhën përmes një konkursi, pa kaluar as viti i parë i punës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu duket se shprehet e pakënaqur për drejtimin e tyre në spitale.

Gazeta “Shëndet+” mëson se drejtori i Spitalit Rajonal Durrës, Alban Ramohitaj, nuk do të jetë i vetmi që jep dorëheqjen. Ministrja Manastirliu u ka kërkuar largimin nga detyra disa drejtorëve, arsyet e të cilës janë ende të panjohura.

Alban Ramohitaj, njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, mësohet se ka dhënë dorëheqjen vetëm pak ditë pas vizitës që ministrja Ogerta Manastirliu bëri në Spitalin e Durrësit, ku deklaroi nisjen e disa investimeve të rëndësishme në këtë spital dhe spitale të tjera rajonale në vend.

Në ditët në vazhdim pritet të ketë shkarkime të reja./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni