Minerali që lehtëson dhimbjet e kokës dhe ankthin – por 68% prej nesh kanë mungesë të tij

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Vuani shpesh nga dhimbjet e kokës, kapsllëku apo ankthi? Nuk keni përse të përdorni vazhdimisht ilaçe. Zgjidhja  më e mirë është: Magnezi, një mineral i rëndësishëm që shumica prej nesh nuk po e konsumojmë mjaftueshëm.

Gati 68% e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm magnez, një mineral që luan një rol të rëndësishëm tek mbi 300 reaksione enzimatike në trup.

“Në përgjithësi, njerëzit nuk konsumojnë mjaftueshëm perime, sidomos ato me gjethe jeshile, disa prej të cilave janë ndër burimet më të mira të magnezit, dhe konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara, që kanë mungesë mineralesh”, thotë dietologia  Katie Shields.

Duke qenë se ky mineral luan një rol të rëndësishëm në shumë reaksione në trup, mosmarrja mjaftueshëm e tij mund të shkaktojë shumë dëme.

Magnezi ndihmon në relaksimin e muskujve dhe rrjedhjen e gjakut, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë shumë probleme, duke filluar nga dhimbja e kokës, lodhja deri tek kapsllëku, thotë Shields.

Ky mineral luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak dhe ka një efekt qetësues në sistemin nervor, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë rritje të sheqerit dhe mund të çojë në ankth dhe pagjumësi.

Ku mund ta merrni magnezin

Ndoshta magnezi mund të mos kurojë çdo dhimbje, megjithatë, duke konsumuar çdo ditë ushqimet e duhura, të pasura me të, ju i siguroni trupit mundësinë të funksionojë siç duhet. Meshkujt duhet të marrin rreth 400-420 mg magnez në ditë.

Në përgjithësi, ushqimet që janë të pasura me fibër janë burim i mirë edhe i magnezit. Të tilla ushqime janë perimet me gjethe jeshile, si sallata, lakra, brokoli, frutat e thata (sidomos bajamet), kungulli, djathi suedez, bishtajoret (sidomos fasulet e kuqe) etj.

Burimi: Prevention / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen