Ministrja Manastirliu zgjedh mjeken e muajit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë një postim në Facebook ku ka përzgjedhur mjeken e muajit. Dr. Irma Gishti, drejtoreshë në qendrën shëndetësore të Roskovecit, është përzgjedhur si mjekja e muajit.

“Dr. Irma Gishti pret çdo ditë pacientët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor me të njëjtin përkushtim si ditën e parë kur nisi punë në qendrën shëndetësore të Roskovecit.
E marrin shërbimin në këtë qendër 24 orëshe 37 mijë banorë, jo vetëm të Roskovecit po edhe të fshatrave përreth që i përkasin Beratit.
Për dr. Irmën, e cila drejton qendrën shëndetësore, ka rëndësi vetëm një tregues: Kënaqësia e pacientëve nga shërbimi që marrin. E ka matur me pyetësorë dhe thotë se do ta ripërsërisë, menjëherë pas rehabilitimit të qendrës, e cila shumë shpejt do të jetë qendër model e shërbimit parësor 24/7”,
shkruan ministrja në faqen e saj zyrtare në Facebook.

A do të kemi mjekë të tjerë të muajit?! Mbetet për t’u parë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha