Hepatiti C, infeksioni i heshtur që shkatërron mëlçinë – si menaxhohet

Nga Albana Duni, mjeke gastrohepatologe

Hepatiti Kronik C është një sëmundje e mëlçisë me pasoja serioze.

Është e rëndësishme të rikujtojmë se shumë persona nuk kanë simptoma apo avancim të sëmundjes.

Ata që mund të kenë progresion të sëmundjes mund të ngelen të lirë ndaj simptomave për dekada me rrallë. Megjithatë, disa persona mund të zhvillojnë sëmundje serioze të mëlçisë që mund të rezultojë në pamjaftueshmëri hepatite deri në vdekje.

Trajtimet e reja të hepatitit C janë testuar dhe besohet se opsionet më të mira të trajtimit janë të disponueshme brenda 5 viteve. Në veçanti, ndryshimet e stilit të jetës si ushqyerja e mirë, ushtrimet fizike dhe menaxhimi i stresit mund të minimizojnë efektet anësore dhe mund të ngadalësojë progresionin e sëmundjes.

Si menaxhohet

Menaxhimi i HCV është i vështirë.  Stili i jetesës luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe trajtimin e HCV.  Dieta, ushtrimet  fizike, menaxhimi i stresit luajnë rol kritik në mbajtjen e një shëndeti të mirë.

Alkooli dhe medikamentet                                                   

Shumë studime kanë treguar se përdorimi  i shtuar i alkoolit mund të progresojë infeksionin HCV  në cirrozë hepatike. Duke qenë se shumë droga dhe medikamente përpunohen në mëlçi, njerëzit duhet të eliminojnë duhanin dhe drogat psikoaktive si kafeina, kanabis, teobromina etj.

Menaxhimi i stresit është i rëndësishëm, pasi të jetosh me HCV nuk është e lehtë, përkundrazi është stresuese. Ushtrimet, meditimi dhe menaxhimi i kohës mund të ndihmojnë në reduktimin e stresit.  Meditimi është një mjet i rëndësishëm për të menaxhuar jetesën me një sëmundje kronike si HCV.

Menaxhimi i lodhjes  

Lodhja dhe nivelet e ulëta të energjisë tek pacientët me HCV janë të shpeshta. Mësoni limitet  fizike tuaja dhe mos u sforconi. Kur keni plan për aktivitete duhet të gjeni  kohen e nevojshme për relaks të ndërmjetëm.

Rekomandohet  që njerëzit  me HCV  duhet të vaksinohen ndaj hepatitit A dhe B nëqoftëse nuk janë të imunizuar. Vaksina e hepatit A konsiston në dy doza për një periudhë 6 mujore dhe vaksina e hepatitit B kërkon tre doza në një periudhë 6 mujore. Të dyja vaksinat janë bërë nga viruse të vrara dhe janë treguar të sigurta dhe efektive.  Një kombinim i të dyja vaksinave është aprovuar nga FDA në Maj 2001./ Shendeti.com.al

 

 

 

 

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore