Lagështira e ajrit, ndotja e tij dhe ndryshimi i herëpashershëm i temperaturave janë shkaktarët kryesorë të shfaqjes së alergjisë në periudhën e vjeshtës. Mjekët tregojnë një sërë simptomash, që shfaqen nga kjo lloj sëmundjeje, të cilat janë pothuajse të ngjashme me nje grip, por që kurrë nuk mund të ngatërrohen.
Këshillat kryesore:
Vizita me mjekun do te ishte këshilla e parë, sepse vetëm keshtu mund të stabilizohet gjendja shëndetësore e këtyre pacientëve.
Përdorimi i medikamenteve, siç duhet, është një nga këshillat e rëndësishme. Rikontrollet dhe rivleresimet për personat, të cilët janë të prekur nga alergjia dhe kanë shenjat e para apo më shumë se tre muaj që nuk e kanë kontaktuar mjekun.
Një ndër këshillat ku duhet vënë theksi, është që, pacientet nuk duhet të vetëmjekohen pa u konsultuar.
Të evitohen ambientet ku ka shumë njerëz, sepse mundësia e infektimit është shumë e madhe nga griprat dhe virozat e ndryshme.
Shenjat:
Tështima
Bllokim të hundëve
Kullim të hundëve
Kruarje të hundëve
Lotim të syve
Kruarje të vazhdueshme të syve
Mund të jetë një simptomë ose disa
Infeksione virale
Këputje të përgjithshme të trupit
Temperaturë e paktë
Rënie të humorit
Këshillat:
Mospërdorim i ilaçeve pa recetë
Vizitë tek mjeku specialist
Përdorim i rregullt i medikamenteve
Rikontrolle tek specialisti për pacientët e prekur
Të evitohen ambientet me shumë njerëz
Të evitohen ambientet ku ka një virus
Të mos pihet duhan tek personat e prekur
Të evitohen daljet e shpeshta, kur ka ndryshim moti
Kujdes nga ushqimet që shkaktojne alergji
Të lexohen përbërësit e ushqimeve.



