Dhuron gjak çdo javë për 60 vjet, shpëton jetën e 2.4 milionë foshnjave

Një australian ka dhuruar gjak thuajse çdo javë për 60 vjet, duke shpëtuar jetën e më shumë se 2.4 milionë bebeve, sipas Shërbimit të Kryqit të Kuq në Australi.

I njohur si “burri me krahun e artë”, gjaku i 81-vjeçarit James Harrison ishte vërtet special. Ai kishte antitrupa që luftojnë sëmundjen, të cilat janë përdorur për të zhvilluar injeksionin Anti-D, që ndihmon për të luftuar sëmundjen hemolitike me rezus D.

Kjo sëmundje zhvillohet gjatë shtatzënisë kur gjaku i nënës fillon të sulmojë qelizat e gjakut të të sapolindurit, duke shkaktuar dëmtime në tru ose vdekje të foshnjës. Sëmundja zhvillohet kur nëna ka rezus negativ të gjakut dhe foshnja ka rezus pozitiv, të trashëguar nga i ati. Antigjenet e ndryshme bëjnë që trupi i nënës të dëmtojë foshnjën. Edhe pse mjekët nuk janë të sigurt përse gjaku i Harrison përmban antitrupin e rrallë që lufton këtë sëmundje, ata besojnë se mund të ketë lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale në kraharor që ka kryer kur ishte 14 vjeç. Harrison filloi të dhurojë gjak pasi e rimori veten nga operacioni. Sapo mjekët zbuluan se gjaku i tij ishte krejtësisht i ndryshëm nga të tjerët, ai filloi të dhurojë plazma të gjakut për të ndihmuar më shumë njerëz.

Tani është koha që ai të tërhiqet, duke qenë se Australia nuk e lejon dhurimin e gjakut nga personat mbi 81 vjeç.

Harrison ka marrë një sërë vlerësimesh për zemërgjerësinë e tij.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?