MSH në aksion: 3 herë kontrolle mjekëve brenda ditës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pavarësisht se ka zgjedhur drejtuesit e institucioneve shëndetësore, sipas një konkursi “të drejtë” duket se nuk jua beson punën maksimalisht. Përfaqësues të Ministrisë kanë nisur kontrollet e rrepta nëpër Qendra Shëndetësore dhe Poliklinika Specialitetesh lidhur me mos/prezencën e mjekëve në punë.

“Firmosim 3 herë në ditë. Na vijnë me lista nëpër dhoma, për të firmosur. Firmos prezencën thonë. Kjo është fyese për ne, sepse nuk jemi nxënës shkolle,” shprehet një nga mjekët për “Pro Pacientin”.

Puna e Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e sistemit shëndetësor është përqendruar te mjekët, kjo pasi edhe në raportimin e fundit nga kjo Ministri u tha se ankesat më të mëdha nga terreni vijnë për shërbimin e personelit shëndetësor.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni