Kamomili, si ta përdorni kundër ankthit, dhimbjeve të stomakut dhe hemorroideve

Kamomili është përdorur në mjekësinë tradicionale për shekuj me radhë për të lehtësuar ankthin dhe dhimbjet e stomakut. Ai njihet si një nga përbërësit më të mirë në çajrat bimore.

Përse e përdorin njerëzit kamomilin?

Kamomili konsiderohet një bimë e sigurt dhe është përdorur në shumë kultura për shërimin e sëmundjeve të ndryshme të lidhura me stomakun, si dhe si një sedativ i lehtë. Disa studime kanë treguar se kamomili, i kombinuar edhe me bimë të tjera, ka përfitime shëndetësore.

Një produkt i përgatitur me kamomil dhe ilaçe të tjera bimore ka rezultuar i mirë për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut, ulcerës, të përzierave dhe të vjellave. Një tjetër përzierje me kamomil duket se ndihmon bebet që vuajnë nga dhimbjet e barkut.

Një shpërlarës goje me kamomil mund të trajtojë plagët në gojë të shkaktuar nga trajtimet për kancer. Disa studime sugjerojnë se kamomili mund të ndihmojë edhe me gjendjet e tjera, si diarreja tek fëmijët, hemorroidet, ankthin dhe pagjumësia. Kur përdoret në lëkurë, kamomili mund të ndihmojë me acarimin e lëkurës dhe shërimin e plagëve. Disa studime kanë dokumentuar se mund të jetë po aq efikase sa kremi me hidrokortizon për ekzemën.

Sa kamomil duhet të merrni?

Nuk ka ndonjë dozë standarde të kamomilit. Studimet kanë përdorur rreth 400 deri 1600 miligramë çdo ditë në formën e kapsulës. Forma më e zakonshme është çaji, ku shumë njerëz e konsumojnë 1 deri në 4 filxhanë çdo ditë. Për të përgatitur çaj kamomili, tretni lule kamomili në ujë të ngrohtë për 5-10 minuta ose bustina çaji me kamomil. Pastaj konsumojeni kur të ftohet pak.

A mund ta merrni kamomilin në mënyrë natyrale nga ushqimet?

Lulet e kamomilit janë një përbërës i zakonshëm tek çajrat. Ato përdoren gjithashtu si aromatizues tek ushqimet dhe pijet e tjera.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore