Sherr mes infermiereve në qendrën shëndetësore, ndërhyn policia

Një konflikt mes dy infermiereve ka degraduar në dhunë fizike dhe verbale, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar sherrin.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën shëndetësore të fshatit Proptisht, në Pogradec. Sipas policisë, ka nisur procedimi penal për njërën nga gratë e përfshira në sherr, 49 vjeçaren me inicialet L.A.

“Kjo e fundit me detyrë infemiere në qendrën shëndetësore të Proptishtit, gjatë një debati pune dyshohet se ka goditur në fytyrë shtetasen S.L, 57 vjeçe, banuese në Proptisht, edhe kjo me detyrë infermiere pranë kësaj qendre” thotë policia.

Shkaqet se përse konflikti mes dy infermiereve degradoi në sherr me grushta ende janë të paqarta.

Burimi: Lapsi.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni