Dhuroi gjithë pasurinë pasi zbuloi se vuante nga kanceri, vdes 32-vjeçari milioner

Ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare i riu milioner, i cili dhuroi të gjithë pasurinë e tij për bamirësi pasi u diagnostikua me kancer. Biznesmeni australian Ali Banat njihej për jetën e tij luksoze, megjithatë vendosi t’i përdorë lekët për bamirësi pasi u diagnostikua me kancer 3 vite më parë.

Fillimisht mjekët i dhanë vetëm 7 muaj jetë, megjithatë ai arriti të jetojë 2 vite më shumë seç pritej.

Aliu, një i ri mysliman nga Sidnei, vendosi të shesë kompaninë dhe shkoi në Afrikë, ku ndërtoi një Xhami, vend i shenjtë për myslimanët, si dhe një shkollë për fëmijët.

Ai e kishte vënë pasurinë nëpërmjet një kompanie sigurie dhe elektrike. Në një video të bërë virale në internet, e titulluar “Gifted With Cancer”, Aliu e përshkruante diagnozën e tij si një “dhuratë”, pasi i dha mundësi që të ndryshonte.

“Kur zbulon se je i sëmurë dhe nuk je shumë kohë për të jetuar, kjo është gjëja e fundit që do të lësh. Kështu duhet ta jetojmë jetën tonë çdo ditë”.

Burimi: Mirror / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh