Dëllinja, pastruesi magjik i veshkave dhe mushkërive

Për Gazeta “Shëndet+”, dr. Gerald Kola

Emri i frutit magjik njihet në latinisht si Juniperus, e me këtë emër e përdorin dhe disa zona në Shqipëri, por që i referohen rakisë ose xhinit që prodhohet nga ky frut.

Nga ky frut nxirret edhe një lëng tjetër për qerasje, lëng të cilin e quajnë magjik. Pija është si birrë, e gazuar, por pak e athët dhe në Shqipërinë e Mesme e quajnë Hardiç.

Dëllinja është magjike, sepse me pijen që mund ta prodhoni lehtësisht në shtëpitë tuaja, pastroni veshkat dhe sistemin urinar, trajtoni problemet e stomakut sidomos tretjes si dhe pastroni mushkëritë tuaja nga sekrecionet.

Përgatitja!

Duhet ta lani mirë e ta pastroni nga gjethet. Në një damixhan qelqi ose një tjetër enë por që të jetë qelq, futni dëllinjat dhe shtojini ujë. Raporti është një kilogram dëllinja me 4 litra ujë.

Për 40 ditë radhazi, ena duhet të rrijë në një vend të errët e të thatë, e pasi të mbushet koha, ju mund të shijoni lëngun magjik.

Nëse i fusni gjatë verës me dëllinja të vjetra, shishja duhet të hapet për 4-5 javë.

Kjo pije e përfituar zgjat për disa kohë, pasi duhet të veproni në këtë mënyrë; Kur të hapni enën ditën e parë ju do të merrni një sasi të caktuar, një apo dy litra Hardiç, e po atë sasi që morët ju do e zëvendësoni sërish në damixhan me ujë të pastër.

Kështu do të veproni, pra sa herë të merrni një broke Hardiç, në damixhan do e zëvendësoni me po aq sasi uji.

Kjo zgjat deri në momentin kur ju do kuptoni vetë se cilësia e lëngut që përfitoni e ka humbur shijen e fortë të fillimit.

Vlerat e Hardiçit

Dëllinja përmban një sërë acidesh organike të rëndësishme për trupin e njeriut gjithashtu sheqerna natyrale, kalium e kalcium.

Ndër vlerat kryesore të dëllinjës dhe lëngut magjik është pastrimi i mushkërive. Shpesh dëllinja përdoret për pastrimin e bronkeve nga infeksionet dhe sekrecionet. Hardiçi ndihmon në tretjen e ushqimit si dhe nga djegiet apo forma të ngjashme të ulcerës. Efekti tjetër pozitiv i dëllinjës është vërtetuar në sistemin urinar e veshka.

Konsumimi i lëngut që përfitohet nga to, pastron veshkën dhe shëron cistet që shpesh hasen te femrat. Gjithashtu përdorimi i Hardiçit ndikon në uljen e kolesterolit, diabetit dhe sasisë së ujit të tepërt në trup.

Dëllinja mund të përdoret dhe në formë vaji, i cili përdoret për çlirim të kontraktimeve muskulore.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin