Infermierë për Shqipërinë, rihapen aplikimet për 114 vende të lira pune

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hapur sërish aplikimet për punësimin e infermierëve përmes platformës infermierepershqiperine.al. Sipas MShMS, janë 114 vende të lira pune ku kandidatët me profesion infermierë, teknikë laboratori, mami dhe teknik imazherie mund të aplikojnë, përkatësisht:

  • 104 infermierë
  • 7 teknikë laboratori
  • 2 mami
  • 1 teknik limazherie

Afati i mbylljes së aplikimeve është 25 qershor.

Në fillim të këtij viti Ministria hapi aplikimet për 420 vende të lira pune si infermierë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie në të gjitha qendrat shëndetësore dhe spitalet publike, ku 3443 kandidatë nga e gjithë Shqipëria aplikuan për këto vende pune.

Ndonëse numri i aplikantëve ka qenë i lartë, në disa qytete vazhdon të ketë mungesë të punonjësve të këtyre profesioneve.

Gjeni në linkun më poshtë vendet vakante sipas profesionit dhe qytetit.

http://infermierepershqiperine.al/paaneli_aplikim_aplikant/vende-vakante/infermier_118/

 

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt